Në vitin 1892, një kapiten legjendar i ushtrisë amerikane, pranon të shoqërojë një shef të indigjenëve dhe familjen e tij në shtëpi, nëpërmjet një territori të rrezikshëm.
Një luftëtar shpirtëror i indianëve të Amerikës, Tonto, tregon historitë e pathëna që transformuan Xhon Ridin, një njeri të ligjit, në një legjendë të drejtësisë. Dy heronjtë e papritur duhet të mësojnë të bashkëpunojnë dhe të luftojnë kundër lakmisë dhe korrupsionit.
Një paleontologe e pafat, që po lufton për të rritur djalin e saj, drejtohet drejt një zbulimi të rëndësishëm, në një vend gërmimi, nga një ish i droguar, por lidhjet e tij me kartelet rrezikojnë ti varrosin të dy nën peshën e të shkuarës së tyre kriminale.
Një veteran afrikano jugor i luftës së Boerit sapo ka imgruar në Zelandën e Re dhe punësohet për të gjurmuar një njeri të akuzuar për vrasjen e një ushtari...
Një marshall i Shteteve të Bashkuara kërkon të vendosë drejtëse për vdekjen e vëllait të tij. Ai mbron një qytezë të vogël nga një kryebashkiak i korruptuar dhe banda e tij që kanë qëllim të deklarojnë Luftën Civile.
Bambino (Vogëlushi) përpiqet t'i mësojë zantin vëllait të tij, Triniti, por përfundojnë duke ndihmuar një familje pionerësh dhe duke prishur një rrjet tregtie armësh.
Një endacak dembel e i armatosur, se bashku me vëllanë e tij, një hajdut i shëndoshën kuajsh, ndihmojnë një komunitet mormonësh që të mbrojnë token e tyre nga kryebashkiaku dhe xhelatët e tij.
Si pjesë e kompanisë Willie Handcart, Levi Savage kishte frikën që po të largohej vonë në sezon do çonte në dëshpërim dhe vdekje. Ajo çka ai kuptoi është se për çdo tragjedi, ka disa mrekullira.
Policit legjendar, Billi Hikoku i egër, i jepet detyra që të zbusë qytetin më të egër të perëndimit. Ndërkohë, i vihet në provë fama si njeriu më i shpejtë me armët.
Në "pazaret" e viteve 1880 në perëndim, një baba duhet të largohet nga ferma e tij për në qytetin Dodge për të shpëtuar vajzën e tij nga një armik i vjetër, duke e vënë në provë reputacionin e tij si tërheqësi më i shpejtë i këmbëzës në ato vende.
Ish-vrasësi i Shogunatit, Jubei Kamata, detyrohet të thyejë premtimin që i ka bërë gruas dhe të nxjerr edhe një herë shpatën e samurait për të ndihmuar një mik të vjetër.
Arkansas, viti 1875. Pasi qëlloi 5 burra për të shpëtuar një gjykatës dhe më pas të hynte në Territorin Indian pas një banditi vdekjeprurës, Bes Rivs bëhet marshalli i parë i zi në perëndim të Misisipit.
Një njeri i zënë ngushtë financiarisht por një qytetar i moshuar krenar, pasi detyrohet të shesë fermën e familjes së tij, arrin të takohet me nipin dhe përfshihet me shpërndarës droge.
Në vitin 1920 në Kinë, një bandit arrin në një qytet të largët provincial duke u paraqitur si shefi i saj i ri, ku ai përballet kundër një fisniku tiranik.
Majk kthehet në qytetin e tij të lindjes me një problem të vjetër për të zgjidhur. Vite më parë, kur ishte i ri, u përjashtua nga dikush sepse që të dy kishin rënë në dashuri me të njëjtën prostitutë. Tani Majku bëhet Marshalli i qytetit, i vendosur për të ruajtur dhe zbatuar ligjin...
Kejfër dhe Donald Sathërlend ndajnë ekranin në këtë film perëndimor për një armëmbajtës të zemëruar, i cili përpiqet të pajtohet me babain e tij të largët ndërkohë që komuniteti i tyre është i rrethuar nga marrës tokash të pashpirt.
Filmi i shkruar nga Tim Herlihy në bashkëpunim me Adam Sandler dhe drejtuar nga Frank Coraci, tregon historinë e Tommy "Thika e Bardhë" Stockburn, i cili merr një udhëtim me pesë vëllezërit e tij (që nuk e dinte se i kishte) për të shpëtuar babanë e jashtëligjshëm që ishte rrëmbyer...