Pasi vajza e tij e vogël rrëmbehet, një hero lufte e merr çeshtjen vetë në dorë, ndërsa detektivët zgjidhin misteret rrethuese të këtij krimi të pazakontë
Duke u munduar të kalojë vdekjen e motrës së saj, introvertja Violet Marki, ri-zbulon pasionin për jetën kur takon eksentrikun e paparashikueshëm Teodor Finç.
Për të realizuar ëndrrat e tyre të kuzhinës dhe boksit, vajza e një bilioneri krijon një aleancë përfituese nga të dy krahët me djalin e një nëne beqare në vështirësi.
Elena, një reportere që vendos të ndihmojë babanë e saj për një marrëveshje armësh, përfshihet në historinë që ajo po përpiqet të nxjerrë në pah para shtypit.
KUPIDI - Fei, një nxënëse gjimnazi, që praktikon magjinë e zezë, thërret Kupidin, vrasësin e dashurisë, për t'u hakmarrë ndaj bashkëmoshatarëve, të cilët i punuan një rreng tmerrësisht turpërues.
Një vajzë e re është e destinuar të çlirojë botën e saj nga kthetrat e Magjisterisë që shkëput lidhjet e njerëzve me magjinë dhe shpirtrat e tyre të kafshëve të njohur si demonë.
Kur spiuni më i mirë në botë takon femrën e ëndrrave të tij, heq dorë nga jeta aventureske dhe mundohet të bëjë jetë të zakonshme, por në çdo hap e shkuara e vendos në provë.
Sara është një vajzë anti sociale. Asaj i pëlqen kalërimi, arti, zanati dhe serialet me krime. Pikërisht këto të fundit fillojnë të ndikojnë negativisht në gjendjen e saj psikologjike duke rezultuar në haluçinacione dhe gjendje ankthi.
Markus Bërnet tashmë është një inspektor policie ndërsa Majk Lauri po përjeton krizën e moshës se mesme. Miqësia e tyre do të vihet në provë pasi Majk kërkon hakmarrje për një histori të vjetër...
Koha e holokaustit, kur Anglia shpëton 300 fëmijë, të mbijetuar nga kampet e përqëndrimit dhe i strehon në Windermere. Kjo është historia e ashpër, e trishtë e lidhjeve që këta fëmijë bëjnë me njëri-tjetrin, dhe se si miqësitë e fituara në Windermere bëhen një rrugë shpëtimi për një të ardhme të frytshme.
Një mjek që mund të flasë me kafshët, fillon një aventurë për të gjetur një ishull legjendar me një nxënës të ri dhe një ekuipazh me kafshëve shtëpiake të çuditshme.
Në vitin 2008, një luftë mbi tokën në një qytet bregdetar afër Romës shndërrohet në një betejë vdekjeprurëse midis krimit të organizuar, politikanëve të korruptuar dhe Vatikanit.
Një vështrim mbi artisten ikonë të popit, Tejlor Suift, gjatë një periudhe transformuese në jetën e saj, teksa përqafon rolin si kantautore dhe shfrytëzon forcën e plotë të zërit të saj.
Një qytet i vogël norvegjez me dimrat e tij të ngrohtë dhe ngjarjet e dhunshme duket të jetë shenjë për Ragnarokun, fundin e botës, por një djalë me fuqi të mbinatyrshme si "Thori" duhet të ndërhyjë për ta parandaluar këtë.
Kur Kris Uots, lutej ne kamerat e televizionit, stoik dhe i vetëkënaqur, për kthimin e sigurt të gruas së tij shtatzënë, Shanan dhe dy vajzave të tij të vogla, sekrete te errëta ngriheshin nën sipërfaqe.