Pasi rrezikoi jetën për të ekspozuar korrupsionin e testimit të rrallimit, Leina Majkëlls kthehet në shënjestrën e fushatës presidenciale të guvernatorit Reding. Përpjekjet e saj për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas atij sistemi bëhen pothuajse të pamundura për shkak të paligjshmërisë që mbulojnë.
Një konflikt historik gjatë Luftës së Dytë Botërore, paraqet guximin e 5 qytetarëve kinez të cilët transportojnë një kamion i cili ka në dorë fatin e pilotëve Kinez të drejtuar nga Koloneli i ushtrisë Amerikane(Bruce Willis).
Historia ndjek Xho-nw, një shofer kamioni i rrënuar që është mbërthyer nga kujtesa e gruas dhe fëmijës së tij të vdekur. Ai takon Xhulin, një grua me prirje shpirtërore, e cila bashkohet me Xho-në në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur shpirtin e humbur të vajzës së saj në koma, Billit.Por shpirti i bashkëshortes së vdekur të Xho-së,Meri,pushton trupin…
Historia e filmit është ambientuar pas një apokalipsi misterioz që shkakton një valë shkatërrimtare dhe dhune. Një burrë duhet të përballet me një udhëtim përmes një kombi në kaos për të shpëtuar gruan e tij shtatzënë. Me të është edhe babai i gruas, me të cilin ai nuk ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.
Në familjen e superheronjve, këtë herë, në qendër të vëmendjes është Helena, duke e lënë Bobin në shtëpi me fëmijët, në heroizmin e përditshëm të jetës "normale". Është një tranzicion i vështirë për të gjithë, që ashpërsohet nga fakti se familja ende nuk është në dijeni të superfuqive të reja të Xhek-Xhekut dhe të papriturave që ngacmojnë qetësinë e tyre…
Në të kaluarën parahistorike, një i ri përpiqet të kthehet në shtëpi pasi ndahet nga fisi i tij gjatë një gjuetie. Ai gjen një ujk i cili bëhet shoqëruesi i tij i udhëtimit dhe fillon një miqësi që do të ndryshonte njerëzimin.
Robert Mekolli i shërben drejtësisë pa iu trembur syri, por si do të reagojë ai kur vritet një njeri i dashur për të? A do të arrijë të barazojë drejtësinë dhe hakmarrjen?
Një oficer spiunazhi i elitës amerikane bashkë me një skuadër taktike komando provon të nxjerrë jashtë vendin në fshehtësi një oficer policie me informacion tepër të rëndësishëm.
Një adoleshente nis të bashkëbisedojë me reflektimin e saj. Në fillim, reflektimi e ndihmon të përballet me vështirësitë që ka, por shpejt, dëshirat e saj më të errëta marrin jetë.
Historia e një skuadre policësh që infiltrohen në një grup të Ku Kluks Klanit, që të pengojnë një sulm ndaj studentëve me ngjyrë, në Amerikën e viteve 1960.
Pasi arratiset nga burgu, një mashtrues përfshihet në punë të paligjshme pasi e akuzojnë për një krim që nuk ka kryer. Ai bashkëpunon me policinë që të rifitojë reputacionin e tij.
Në vitin 2029, një skuadër speciale e policisë lufton një grup terrorist që kundërshton ribashkimin e dy shteteve koreane. Por, pas kësaj lufte, qëndrojnë intriga dhe të fshehta pa fund...
Kur i vdes gjyshi plot sekrete papritur natën, Henri 12-vjeçar e gjen veten në shënjestër në një fermë të izoluar dhe futet ne mes të një stuhie te madhe terrori e trashëgimie të errët familjare.
Ito, një vrasës me pagesë, pjesë e Triadës aziatike, gjendet në luftë mes bandës së tij dhe dëshirës për të shpëtuar një vajzë të vogël nga vdekja e pamëshirshme.
Kur një shofer dhe një pasagjer i tij, i bashkohen një personazhi karizmatik, por manipulues, një natë normale në Los Anxhelos kthehet në në një luftë psikologjike për mbijetesë.